Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave AntiCovid.
Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.
Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!