Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet një i dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Prishtinë, 16 prill 2021 – Referuar tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:
Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:
• Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.
Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.
Ky i dyshuar aktualisht ndoodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.
Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje