Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë realizon një bastisje, sekuestrohet një armë

Mitrovicë, 15 prill 2021

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar një bastisje.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me gjashtë fishekë.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: I. P., 25 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje