Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia zbulon dhe ndalon falsifikuesit e parave

Prizren, 07 prill 2021
Më 6 prill 2021, policia në Suharekë pranoi një informacion nga një punëtore e bankës se në bankë janë deponuar para të falsifikuara vlera e të cilave ishte 200 euro, në kartëmonedha nga 20 euro (10×20).

Hetuesit sapo e morën informacion, filluan me profilizimin dhe identifikim e personit të dyshuar dhe pas hetimeve të kryera ndaluan dy persona të dyshuar për këtë rast.

Të dyshuarit E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975, u ndaluan në mbajtje në afat prej 48 orëve.

Në lidhje me rastin u informua prokurori i shtetit i cili e lëshoi aktvendim për ndalim.

Policia e Kosovës është duke punuar me përkushtimin për të parandaluar veprat penale të falsifikimit të parasë. Në Suharekë dhe rajonin e Prizrenit në kohët e fundit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të parasë së falsifikuar, si dhe ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ketë dukuri, andaj kërkojmë nga qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet e dyshimeve në lidhje me falsifikimin e parasë, vepër penale e cila dëmton qytetarët dhe institucionet në aspektin ekonomik.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje