Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Më 3 prill 2021, rreth orës 12:00, një person i dyshuar mashkull kosovar u soll para gjykatësit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. I njëjti është dërguare në mbajtje në Qendrën e paraburgimit Mitrovicë-Veri .

Personi me iniciale N.S. (i lindur 1989,) dyshohet për veprën penale të “Grabitjes”, të cilën ai e kreu në pjesën veriore të Mitrovicës, më: 01.04.2021 rreth orës 22:00 në rrugën “Lole Ribara”. I njëjti së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati, nën kërcenim të thikës dhe kaçavidës ua merre paratë viktimave.

Përmes një aksioni të shpejt dhe efikas të Policisë së Kosovës personi është arrestuar dhe është vënë nën kontroll, megjithëse gjatë arrestimit ka kundështuar dhe është sjellë me arrogancë, duke bërë rezistencë aktive ndaj punonjësve të policisë.

Nga Prokurori i Shtetit është dhënë urdhër ndalimi prej 48 orësh, dhe i njëjti
u dërgua në qendrën e paraburgimit në mbajtjen e masës deri në mbajtjen e gjykimit.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje