Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 18 mars 2021 Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Krahas mbështetjes së të gjithë mekanizmave të tjerë për të ushtruar kompetencën e tyre në të njëjtën kohë policia me veprime të drejtpërdrejta ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e pandemisë.

Së këndejmi në një angazhim shtesë që policia ka zhvilluar mbrëmë pas orës 22:00, në territorin e komunës së Lipjanit në gjashtë subjekte të ndryshme, me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 policia ka shqiptuar:

– Dyqindeshtatëdhjetepesë (275 )masa administrative ndaj personave që nuk kanë
respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

– Gjashtë (6) fletëparaqitje ndaj pronarëve të subjekteve të shqiptuara nga Inspektorët
e AUV-it.

Janë konfiskuar;

– Dyzetë (40) dokumente identifikimi për çështje procedurale, pasi që në këto subjekte
(lokale të muzikës) janë hasur edhe disa persona ( të gjinisë femërore) shtetase të huaja, të cilat kanë qenë duke punuar dhe nuk kanë poseduar leje pune, ose dokumentacionin e nevojshëm.

Ndërlidhur me kontrollet e ushtruara policia ka hapur edhe;

– Dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës,
si dhe,
– Një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.

Për më tepër në kuadër të këtyre angazhimeve pas një kontrolli të detajuar të një veture policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe;

– Katër pajisje teknologjike specifike.

Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje