Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar

Pejë, 15 mars 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 12.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ALI (Mehmet) MORINA, i cili kërkohej për veprat penale:
•“Hyrje në sistemet kompjuterike”
•“Kanosje”
•“Lendim i lehtë trupor”
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.
I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend të sigurt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje