Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksioni i policisë në Prizren në realizim të masave “anti-Covid19”

Prizren, 13 mars 2021
Me datën 12 mars 2021, aksioni i policisë në Prizren është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrollë në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 68 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.
Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 puntore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt. Për këtë policia ka sekuestruar dokumentat dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj.
Për të gjitha veprimet policore u njoftua prokurori i Shtetit.
Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje