Vushtrri, 8 mars 2021
Gjatë natës së datës 7 mars 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është bërë rreth orës 02:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’ rast nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ me dy karikatorë dhe 15 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.