Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë 26 shkurt 2021 –
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar;
M. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajonit të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje