Prishtinë 16 shkurt 2021,
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti me bashkëpunëtor ka pritur në takim zyrtar delegacionin e Asociacionit Shqiptaro Amerikan për Zbatim të Ligjit, të kryesuar nga z.Elton Shametaj me bashkëpunëtor.
Drejtori Mehmeti të pranishmëve iu dëshirojë mirëseardhje dhe njëkohësisht i njoftojë të njëjtit me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Njëkohësisht drejtori Mehmeti, e cilësoi këtë vizitë mjaft frytdhënëse dhe profesionale ku në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe përkrahje në fusha të ndryshme policore, përfshirë ndihmën e ofruar gjatë pandemisë, ndau një letër falënderim për përfaqësuesin e shoqatës.
Po ashtu z. Shametaj falënderoj drejtorin Mehmeti dhe njëherit përgëzoi Policinë e Kosovës për të arriturat e deritanishme, për punën dhe angazhimet që po i bëjnë në interes të qytetarëve dhe vendit, i cili po ashtu i dhurojë simbole të shoqatës.