Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast Vrasje në Tentativë.
Arrestimi nga hetuesit policor është kryer në qytetin e Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda.
Personi i arrestuar :
-V.S mashkull, 47 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë.