Prishtinë, 04 janar 2021– Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.
Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.
Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve.