Prishtinë, 30 dhjetor 2020 – Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, se një person (dyshohet i dehur) ishte duke ekspozuar një armë zjarri duke frikësuar të pranishmit në lokal.
Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit qendra në Prishtinë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit ( revole e tipit Beretta)
I dyshuari;
– M. C, mashkull 62 vjeç,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar procedurat për iniciim rasti.