Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar në Podujevë

Sot nga njësite policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar 2 urdhëresa te gjykatës.

Personat e arrestuar janë:
-B. M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe
-F.O mashkull,23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës për vjedhje të shërbimeve).

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar ne vuajtje të dënimit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje