Prishtinë, 18.12.2020,
U.d. Drejtori i Përgjithshëm z. Samedin Mehmeti, sot në mëngjes vizitoi stacionin policor Jugu në Prishtinë, ku u takua me zyrtarë të këtij stacioni si dhe zyrtarin e plagosur gjatë ballafaqimit me të dyshuarit në rastin e grabitjes në tentativë në Veternik të Prishtinës.
Gjatë bashkëbisedimit Drejtori Mehmeti përgëzoi zyrtarët policorë për guximin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa zyrtarit të plagosur i uroi shërim sa më të shpejtë.
Po ashtu U.d. Drejtori i Përgjithshëm vizitoi edhe vendin e ngjarjes së incidentit.