Sot, më 11.12.2020, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, u.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti, priti në takim zyrtar, komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-major Franco Federici.
Gjatë këtij takimi njoftues, përveç tjerash u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellët, në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.