Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për 24 raste të vjedhjeve

Prishtinë, 10 dhjetor 2020 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.

Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.

• V. B. 17 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pasi është identifikuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në 24 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Ndaj tij policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, për tu proceduar më tej.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje