Vushtrri, 11 nëntor 2020
Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme Policia e Kosovës, në orët e mesditës së sotme, në Vushtrri, ka realizuar bastisje në një shtëpi private.
Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.