U. d . drejtor i Përgjithshëm z. Samedin Mehmeti, sot priti në takim ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.
Ambasadori uroi drejtorin për pozitën si dhe rikonfirmoi përkrahjen e ambasadës për Policinë e Kosovës.
U. d. drejtori i Përgjithshëm falenderoi ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme.