Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U. d. drejtori i Përgjithshëm, z. Samedin Mehmeti, sot u takua me zyrtarët policorë ndërlidhës të Beneluksit

U. d. drejtori i Përgjithshëm, z. Samedin Mehmeti, sot u takua me zyrtarët policorë ndërlidhës të Beneluksit.

U. d. drejtori falënderoi zyrtarin ndërlidhës policor në shkuarje të shteteve të Beneluksit z. Charles de Winter  për kontributin e tij dhe i dëshiroi mirëseardhje ndërlidhëses policore në ardhje zonjës Eva Mielnicki.

Drejtori shprehu mirënjohje për përkrahjen nga shtetet e Beneluksit si dhe potencoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkëpunim me këto vende.

“Do të punojmë së bashku për të ofruar siguri si në Kosovë dhe po ashtu në vendet e Beneluksit, duke ditur se Kosova ka diasporë të cilët jetojnë në këto shtete”, tha z. Mehmeti.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje