Me shënimin e 21 vjetorit të Policisë së Kosovës në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë nga ora 14:00, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka mbajtur një ceremoni përkujtimore dhe janë ndezur qirinjë për zyrtarët policor të cilët kanë ndërruar jetë gjatë pandemisë.
Në shenjë mirënjohjeje për organizim të kësaj ceremonie përkujtimore, në këtë lokacion ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së.