Prishtinë, 26 gusht 2020
Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Pejë, pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot më 26.08.2020, në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Mali”, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar dy qind e gjatëmbëdhjetë (216) bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.
Bimët dyshohet se janë kultivuar nga të dyshuarit, tani më të arrestuar nga Policia me të dhënat si në vijim;
- B.H. viti i lindjen 1976, mashkull, kosovar,
- E.K. viti i lindjen 1993, mashkull, kosovar,
- I.Sh. viti i lindjen 1982, mashkull, kosovar dhe
- M.K. viti i lindjen 1968, mashkull, kosovar.
Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:
-një telefon Samsung A 507FN –
-një telefon Nokia
-një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm,
-një USB-i ,
-dy tabela të veturës të ndryshme,
-një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7×65 mm,
-një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7×62.39,
-një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.
Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.
Në vijim gjeni edhe linkun me video gjatë realizimit të operacionit policor…
https://www.youtube.com/watch?v=IXy7mvH1Yvw&feature=youtu.be