Siguria rrugore dhe veprimet policore që kanë për synim arritjen e objektivave në parandalim të aksidenteve, u përcollën nga afër nga menaxhmenti i lartë i Policisë
Prishtinë, 20 gusht 2020
Policia e Kosovës një prej objektivave parësore ka edhe ofrimin e sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, ku implementimin e planeve dhe aktiviteteve policore nga afër e përcolli Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z.Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z.Afrim Ahmeti dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor .
Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.
Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Network – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).
Kjo situatë e sigurisë rrugore është tregues për punën që është bërë nga të gjithë, përfshirë institucionet, shoferët, pjesëmarrësit tjerë në trafik, gjithnjë pa shmangur edhe ndikimin që ka pasur legjislacioni në fushën e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës, kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.