Pejë, 14 gusht 2020
Sot më datë 14 Gusht 2020 Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vizituar nga z. Agim Veliu, Ministër i Ministrisë Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, dhe z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës, me bashkëpuntorë.
Të lartë cekurit janë pritur nga Kolonel Sami Shabanaj, Drejtor Rajonal i Policisë DRP-Pejë, të cilët i ka njoftuar me gjendjen e sigurisë në përgjithësi në zonën e përgjegjësisë që e mbulon regjioni i Pejës, po ashtu mu safirët janë njoftuar rreth angazhimeve policore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid 19.
Ministri Veliu u shpreh i kënaqur me punën e Policisë po ashtu shprehu falënderimin e tij rreth angazhimit të Policisë Rajonale në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë Covid 19.