Policia e Kosovës (PK), me 30 (tridhjetë) zyrtarët policor nga Fushë Kosova dhuruan gjak në mënyrë vullnetare
Prishtinë 15 maj 2020,
Ky organizim i realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, dëshmon se edhe në këtë situatë pandemie zyrtarët policor janë të gatshëm të mbështesin fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.
Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit.