Prishtinë, 02 mars 2020
Rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit ‘Qendra’, janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Intervistimi i organizatorëve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të prokurorit të Shtetit.
Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe më pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes.