Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës gjatë operacioneve me dron identifikon dhe asgjëson një plantacion tjetër të dyshuar me kanabis sativa

Pejë, 16 tetor 2019

Me datën 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni Policor Deçan, kanë siguruar informata se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion, dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.

Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:
•    dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm
•    dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)
•    një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)
•    trembëdhjetë (13) karikator për AK-47
•    treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm
•    dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm
•    nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm
•    tri (3) maska të zeza
•    tri (3) palë targa të automjeteve dhe mjete tjera si prova materiale

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.

Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër (4) raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.

I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje