Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 9 gusht 2019

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:
•    ARBEN (SAFET) HUMAJ  i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë,
    
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

•    20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,
•    2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’
•    1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.
    
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–    192 dhe 080019999 (pa pagesë)
–    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
–    E-mail adresa: [email protected]
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje