Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

Prishtinë, 07 qershor 2019– Dje rreth orës 21:00 nga hetuesit e stacionit policor  Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që vetëm disa orë pas raportimit të rastit, të arrestohet personi i dyshuar:

o    R. I, mashkull , 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
i cili dyshohet të ketë marrë nga  persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 7.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 3 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kaloj në institucionet kompetente.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje