Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘shantazh’

13.05.2019, Ferizaj

Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor  të Ferizajt,  kanë arrestuar  të dyshuarin  A. K. (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur.
 
Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte  disa fotografi intime të viktimës.

Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë derisa ishte duke ia marrë 100 euro nga viktima.
  
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti  pas kompletimit do të procedohet në prokurori.    
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje