Pejë, 8 maj 2019
Me datën 6 maj 2019 rreth orës 01:26, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje’.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 07.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta identifikojë dhe arrestojnë të dyshuarin:
• A. P. lindur me 1983 m/k/sh
Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre penale.