Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet e dyshuara për ‘vjedhje të rëndë’ në Gjakovë

Gjakovë, 6 maj 2019
 

Me datën 5.5.2019 në orën 09:00, stacioni policor në Gjakovë, ka marrë informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’rast ishin vjedhur 23.000 (njëzet e tre mijë) franga zvicerane.

Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo-hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar:

•    B. P.          lindur me 1985,         femër/kosovare/shqiptare

Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje