Prishtinë, 25 prill 2019 – Dje rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një çantë me gjësende të dyshuara ( maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta thika etj.)
Rastet (19 raste vjedhje të rënda ) për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh, lokale, etj.) kryesisht në zonën e rajonit të Prishtinës.
Personat e arrestuar:
G. C, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
F. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.
Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.