Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

 

Prishtinë, 04 mars 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues z.Nehat Thaqi, realizuan një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).

Gjatë kësaj vizite të njëjtit u priten në takim zyrtar nga Drejtori i AKSP-së z.Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.

Kadetët e kësaj gjenerate Drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje