Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për ‘kanosje’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’

Prizren, 5 shkurt 2019
 
Dje me 4 shkurt 2019, rreth orës 22:50, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rast ‘kanosje’ në fshatin Kojushë të Prizrenit.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e një personi të dyshuar.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

•    D. H.         m/sh/k

Konform kompetencave ligjore dhe autorizimeve policore, Policia në këtë rast ka konfiskuar në cilësinë e provave materiale:

•    një pistoletë M 57 cal 7.62 mm prodhim jugosllav
•    një karikator me 9 fishke kalibër i panjohur

Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale rasti i kalon prokurorisë kompetente për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimi lirohen në procedurë të rregullt.

Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje