Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’

Prizren, 18 dhjetor 2018

    Me datën 17 dhjetor rreth orës 16:20, Policia në Prizren  pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet  personi i dyshuar (J. L.), i cili dyshohet se me 20.10.2018  ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, i cili rast ka ndodhur në Prizren.

         Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

         Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.
    
          Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
    

Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje