Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro, për cilin do që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje

Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë .

Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale , Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro.

Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona  të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në [email protected].
Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë.
Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:
– Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.
– Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim  rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.
– Ridvan (Rexhep) Ademi  i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje