Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për ‘lëndim të lehtë trupor’

Prizren, 29 nëntor 2018

    Me datën 28 nëntor, rreth orës 16:00 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të dyshuar (A. R. dhe B. R), të cilët dyshohet se në fshatin Korishë të Prizrenit kanë kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

     Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të dhunës në familje, njësitë  patrulluese iu kanë përgjigjur rastit, ku viktimën dhe të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin policor.

     Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave  të dyshuar, të cilët  në praninë e avokatit mbrojtës kanë pranuar veprën e kryer. Po ashtu të lënduarve iu jepet ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Me respekt

Zyra për Informim
DRP – Prizren
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje