Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Theret me thikë një person, arrestohen dy persona të dyshuar

Prishtinë, 26 nëntor 2018– Mbrëmë  rreth orës 20:00, policia  ka marrëinformacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet njëperson i plagosur.

 

Menjëherë pas marrjes së këtijinformacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nganjësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim tëvendngjarjes, ku kanë hasur viktimën:

 

           A. K , 17 vjeç,mashkull, shtetas Kosovar,  i cili  kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë)dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

 

Lidhur me këtë rast nga njësitetpolicore janë arrestuar dy  persona tëdyshuar:

 

·                 A. L , 17 vjeç, mashkull, shtetasKosovar,  (është liruar në procedurë tërregullt) dhe

·                          Sh. M , 17 vjeç, mashkull,shtetas Kosovar  i cili me urdhër të prokurorit tështetit

është dërguar në qendrën embajtjes, ndërkohë që  hetuesit policor, janëduke punuar  për të ndriçuar dhe sqaruartë gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje