Prishtinë, 26 tetor 2018 – Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë në mes dy kryeqyteteve Drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Nënkolonel Rexhep Sijarina po qëndron në një vizitë pune në Tiranë .
Ai është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë z. Ardi Veliu si dhe nga Drejtori i Qarkut të Tiranës z. Kastriot Skenderi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit.
Në fokus të takimit ka qenë ngritja e mëtejme e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve në fushën e luftimit të krimit, identifikimin e personave të dyshuar që veprojnë në të dyja shtetet si dhe kapja e tyre.
Ndërkohë që janë diskutuar edhe segmente të veçanta ekskluzivisht nga sfera e sigurisë me interes për të dyja palët.