Prishtinë, 23 tetor 2018 – Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:
* F.R, femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
* L.A, femër 30 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu
përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.