Vushtrri, 17 shtator 2018
Rreth orës 11:00 të datës 17 shtator 2018, Policia në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni për intervenim në një përleshje fizike në mes të disa personave.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica’ në Vushtrri, ku pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, nga ku bëhet e ditur se në përleshje ishin të përfshirë gjashtë persona dhe si pasojë të lënduar kanë mbetur dy viktimat e rastit të moshës së mitur, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në përleshje, të gjithë të moshës së mitur, gjithashtu edhe njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Të dyshuarve të arrestuar pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘dëmtim të pasurisë’.