Prishtinë, 22 gusht 2018 – Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.
Aksioni policor është realizuar në fshatin Bjaqinë të Podujevës, ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar:
J. B, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilit i është gjetur dhe konfiskuar:
• një armë automatike AK 47
• një karikator si dhe
• 20 fishekë.
Ndaj personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.