Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës po heton rastet e mashtrimit të qytetarëve gjatë aranzhimeve turistike, kërkohet kujdes dhe bashkëpunim në parandalimin e rasteve të tilla

Prishtinë, 02 gusht 2018
 
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistik ” Vol Travel ” me seli në Gjilan.
 
Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

Policia e Kosovës po ndermerrë dhe do të ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësishtë kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve.
 

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë     
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje