Vushtrri, 18 prill 2018
Me datën 18 prill 2018, në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin policor në Vushtrri, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar një rast të vjedhjes së rëndë, ku sipas ankuesit thuhej se nga lokali i tij që ndodhej në rrugën ‘Faruk Beqiri” ishin vjedhur vegla pune në vlerë mbi 2500 euro.
Me të pranuar informacionin njësi relevante policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Veprimet policore, duke pasur parasysh rrethanat kohore të mëngjesit të hershëm, ishin orientuar në një perimetër më të gjerë nga vendi i ngjarjes, ku pas një kohe të shkurtër në një distancë jo shumë larg vendit të ngjarjes kanë identifikuar personin e dyshuar R. H. 21 vjeçar, i cili është arrestuar nga Policia.
Përveç arrestimit të të dyshuarit, në cilësi të provave materia Policia ka gjetur veglat e punës të cilat i dyshuari i kishte fshehur në një lokacion tjetër, ku pas kryerjes së procedurave verifikuese veglat e punës i janë kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë.
Zyra për Informim Publik
Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë