Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë (5) persona nën dyshimin e bazuar për ‘kontrabandim të migrantëve’, ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar. 

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve. 

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

Sh. Sh.                   lindur me 1961                  shqiptar/kosovar

I. S.                         lindur me 1974                  shqiptar/kosovar

N. B.                       lindur me 1966                  shqiptar/kosovar

Xh. N.                    lindur me 1962                  shqiptar/kosovar

A. T.                       lindur me 1987                  shqiptar/kosovar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

2 armë të gjata

5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm

175 fishekë kalibër të ndryshëm

4 vula të firmave të ndryshme

2 pasaporta

dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore. 

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. 

Me respekt 

Zyra për Informim e PK-së

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje