Prishtinë, 29 mars 2018 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së tyre të vazhdueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e individëve, grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Një nga këto operacione të Njesitit të Hetimeve të Përgjithshme, ka filluar dje, ku fillimisht është arrestuar një person i dyshuar,
• F. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur me datën 18.03.2018 në Hajvali – Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në një shtëpi, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.
Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, është bërë bastisje në një lokacion, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :
– një pistoletë Ecol Special e kal. 9mm,
– një karikator dhe
– dy fishekë.
Për po të njëtin rast, hetuesit rajonal kanë vazhduar aksionin e tyre edhe sot, aksion ky që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar:
• L. K, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• H. P, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kaloj gjykatës.
Me respekt.:
Zyra për marrëdhënie me publikun & media
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë.