Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

POLICIA E KOSOVËS KONFISKON MBI 60 KILOGRAMË DROGË NË SKËNDERAJ

Prishtinë, 2 mars 2018

Me datë 02.03.2018 rreth ores 02:20, Policia e Kosovës me njësitë e saj gjatë patrullimit në qytetin e Skënderajt ka hasur dy persona meshkuj/shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë. Pas procedurave të nevojshme të verifikimit dhe kontrollit ka rezultuar se të njëjtit ndodheshin me një automjet të tipit BMW me targa të Shqiperisë, ku gjatë kontrollit të veturës janë gjetur pesë (5) valixhe (qanta) me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. 

Sasia e narkotikëve është konfisuar dhe dy (2) personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme. 

Pas matjes sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jet me peshë mbi 61 kilogram (saktësishtë: 61 kg e 610 gram).

Dëshmi tjera relevante të konfiskuara përveq substancës së dyshuar narkotike janë:

Një (1) veturë BMW X3 

Dy (2) telefona mobil.

2200 lekë Shqiptar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe me vendim të tijë dy të dyshuarve iu është konfirmuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veçanti do të jetë e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotikë.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP, Prishtinë.             

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje