Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘armëmbajtje ilegale’

Prizren, 15.12.2017

Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arritur  të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘armëmbajtje ilegale’. Policia tek i njëjti ka gjetur dhe ka sekuestruar një  armë të zjarrit pistoletë me nr. serik 662528-1964 dhe një karikator me dy fishekë. 

Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, Policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pistoletë. 

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar Policisë për armën e cila më pas është sekuestruar. 

Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. 

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje